Flash

Arrestohen 4 persona për terrorizëm në Zvicër, 3 prej tyre nga Kosova

Lapsi.al 2 October 2020
Arrestohen 4 persona për terrorizëm në Zvicër, 3 prej tyre

Prokuroria Federale arrestoi të premten katër të dyshuar për terrorizëm në kantonin e Fribourg.

Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për tre burra dhe një grua nga Ballkani midis 26 dhe 34 vjeç.

Ata akuzohen për shkelje të ndalimit të grupeve Al-Kaeda dhe Shteti Islamik si dhe organizata të ngjashme dhe për mbështetjen ose pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.

Po sipas mediave zvicerane bëhet fjalë për një shtetas kosovar 28 vjeçar, një shtetas maqedonas 29 vjeçar, një shtetas kosovar 26 vjeçar dhe një shtetas i dyfishtë zvicerano-kosovar 34 vjeçar.

Sipas Prokurorisë Federale, të katër të akuzuarit janë me vendbanim në kantonin e Fribourg.

Të këshilluara

Bota kremton ditën ndërkombëtare të kafes

1 tetori shënon ditën e pijës më popullore në botë, kafesë. Kjo shije e pazëvendësueshme na shoqëron prej 11 shekujsh dhe për shumë njerëz është mënyra më e mir...

16:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI