Flash

Edhe Sekretarja për Mediat në Shtëpinë e Bardhë infektohet me Covid 19

Lapsi.al 5 October 2020
Edhe Sekretarja për Mediat në Shtëpinë e Bardhë

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vetë McEnany përmes një deklarate ku thekson se do të futej në karantinë dhe se do të punonte nga shtëpia. Ajo ka treguar se ishtë testuar negative në testet e mëparshme që kishte bërë, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë simptomë.

McEnany është kritikuar shpesh për mos mbajtjen e maskës. Ajo informoi për herë të fundit gazetarët të enjten në mëngjes, për testimin pozitiv të Presidentit Donald Trump. Ndërsa më pas u shfaq të premten në Fox News dhe hoqi maskën për të folur me gazetarët në rrugën e Shtëpisë së Bardhë. Ajo foli përsëri me gazetarët të dielën në mbrëmje dhe sërish nuk mbante maskë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI