Flash

Merr fund çështja e Loredanës me çiftin zvicerian

Lapsi.al 6 October 2020
Merr fund çështja e Loredanës me çiftin zvicerian
Çështja e superdiskutuar mes Loredanës dhe Petra Z. është mbyllur! Gazeta zvicerane “20 minuten” ka mësuar se zyra e prokurorit të Luzernit ka mbyllur çështjen, me kërkesë të të dyjave palëve, që kanë rënë dakord në një marrëveshje.Avokati i Loredanës, Thomas Fingerhuth, është shprehur i lumtur që është arritur kjo marrëveshje dhe se tani Loredana e Petra kanë një marrëdhënie të mirë më njëra-tjetrën.Sipas zyrës së prokurorit, Loredana mashtroi palën e dëmtuar duke u hequr si avokate dhe duke i marrë një shumë parash përmes kërcënimeve.Në bazë të marrëveshjes që të dyja kanë arritur, reperja shqiptare i ka paguar gruas zvicerane rreth 400 mijë franga. “20 minuten” shkruan se Loredana i ka kërkuar edhe falje dhe ka marrë përgjegjësi të plotë për veprimet e saj.Dëmshpërblimi që Loredana i ka dhënë Petra Z. ka qenë shumë më i madh se shuma që ajo i mori përmes mashtrimeve. Përveç saj, reperja ka paguar edhe të gjitha shpenzimet gjyqësore të zonjës Petra.Loredana zbuloi para pak javësh se ajo i kishte dhënë fund të gjitha debateve me Petra Z. pasi postoi një foto, në të cilën shihej duke komunikuar me të në celular. “01.09.2020”, shkroi reperja, që do të thotë se në këtë datë ato kanë arritur marrëveshjen mes tyre.
View this post on Instagram

01.09.2020

A post shared by Loredana (@loredana) on

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI