Flash

PD pas premtimit të Ramës pë rritjen e pagave të mjekëve: Gënjeshtër parazgjedhore

Lapsi.al 6 October 2020
PD pas premtimit të Ramës pë rritjen e pagave të

Nga kampi i opozitës ishte Jorida Tabaku ajo që reagon menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama se do të rrisë me 40% pagat e punonjësve të shëndetësisë.

Tabaku shkruan në ‘Facebook’ se “asnjë gënjeshtër parazgjedhore nuk e zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë”. Sipas saj, mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.

Reagimi i Tabakut:

Asnjë gënjeshtër parazgjedhore se zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë: Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim.

Pagat e mjekeve janë rritur 7 përqind vetëm ne vitin elektoral 2017.

Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë.

Sot mjekët kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.

Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është genjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin.

Partia Demokratike ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza, për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin, për të rritur pagat dhe për të ofruar atë që Rama se bëri per 8 vite. Shëndetësi cilesore për të gjithë!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI