Flash

OBSH ngre alarmin: Do të rritet numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja prej krizës së shkaktuar nga COVID-19

Lapsi.al 14 October 2020
OBSH ngre alarmin: Do të rritet numri i fëmijëve që do

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar sot se do të rritet numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se do të rritet për 10 mijë në muaj numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja, shkruan Reuters.

Duke folur në konferencën e Organizatës për Ushqim dhe Agrokulturë pranë OKB-së, ai ka thënë se pritet një rritje prej 14 për qind këtë vit në rastet e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja. Kjo rritje është pasojë e pandemisë.

Kjo i bie 6.7 milionë fëmijë shtesë të kequshqyer, shumica në Afrikën sub-Sahariane dhe në jug të Azisë.

“Pandemia ka shkaktuar pengime serioze për shërbimet më esenciale, imunizimin, shërbimet e maternitetit, ushqimin e fëmijëve, planifikimet familjare dhe shumë më tepër. Nuk mund ta pranojmë një botë ku të pasurit kanë çasje në ushqime të shëndetshme dhe të varfërit mbesin prapa”, ka thënë Ghebreyesus.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI