Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Rama pranon se nuk e ka përgatitur ende programin për zgjedhje: Do e publikojmë kur ta kemi gati

Lapsi.al 15 October 2020
Rama pranon se nuk e ka përgatitur ende programin për zgjedhje: Do e

Edi Rama tha se programi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2021 nuk është përfunduar akoma.

Kryeministri dha argumentin se programi është në ndërtim dhe kur të jetë gati do bëhet publik.

I pyetur nëse partia që drejton do shkojë në zgjedhjet e përgjithshme me program apo me batuta, Rama tha se do kemi atë që kemi premtuar që është Shqipëria 2030.

“Mund të mbash fjalim një orë dhe juve batutat i keni për lajme. Fol për ekonominë, punën, taksat për çfarë të duash po të rrëshqiti goja siç më rrëshqet mua për fat të mirë dhe për të keq t’i japësh ngjyra bisedës ajo del. Programi ynë është një kantier që vazhdon, patjetër që do kemi atë që kemi premtuar që është Shqipëria 2030 dhe kur ta kemi gati do ta bëjmë publike”, tha Rama.

Por a kanë lidhje ndryshimet e mundshme në qeveri me ligjin për Presidentin? Rama tha: “S’ka lidhje. Qeveria është në punë. Nëse doni të dini më shumë për punët e qeverisë, bujrum por nëse ekranet kanë më shumë vend për Çimin që i ra me tullë Gimit apo e plagosi, apo për Hasanin që u përplas me motor dhe çau kokën, atëherë nuk mbetet shumë për pjesën tjetër” - u shpreh Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar për 24 depo farmaceutike për sa i takon çmimeve abuzive për maskat, dezifektantët e alkoolin. Sipas AK-...

14:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI