Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Trump sulmon Faucin: Ishte një katastrofë!

Lapsi.al 19 October 2020
Trump sulmon Faucin: Ishte një katastrofë!

Dr. Anthony Fauci është një nga më të njohurit në botë sa i përket këshillave kundër koronavirusit, por tani presidenti Donald Trump duket i zhgënjyer prej tij, duke theksuar se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse, e cila ka vrarë më shumë se 215,000 amerikanë. Trump e konsideron atë si një “katastrofë” përreth “500 vjet”.

Duke iu referuar Fauci dhe zyrtarëve të tjerë të shëndetit si “idiotë”, Trump thotë se është i gatshëm për të lëvizur nga katastrofa shëndetësore, edhe pse rastet po rriten përsëri dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se më e keqja mund të jetë duke ardhur.

Sipas tij, nëse do të dëgjonte Faucim, më shumë se gjysmë milioni njerëz do të kishin vdekur në Shtetet e Bashkuara. Trump portretizoi rekomandimet e ofruara nga administrata e tij për të zbutur përhapjen e sëmundjes si një bezdi të rëndë.

“Njerëzit janë lodhur nga Covid. Unë kam tubime të mëdha,” tha Trump, duke kryer një telefonatë me stafin e fushatës nga hoteli i tij me emër në Las Vegas, ku ai kaloi dy net. “Njerëzit janë duke thënë gjithçka. Thjesht na lini rehat. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë.”

“Fauci është një djalë i mirë,” vazhdoi Trump. “Ai ka qenë këtu për 500 vjet”.

Fauci ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i Task Forcës së Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë. Pothuajse në të njëjtën kohë kur Trump po fliste në telefon, Fauci po vlerësohej bë Akademinë Kombëtare të Mjekësisë për Udhëheqjen Shembullore gjatë një ceremonie virtuale. Fauci tha se ai ishte “pa fjalë” ndërsa merrte njohjen.

“Kemi shumë sfida përpara nesh dhe nuk mund të mos mendoj se vërtet po kalojmë një kohë që është shqetësuese anti-shkencë në segmente të caktuara të shoqërisë sonë,” tha Fauci.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI