Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dy gra myslimane sulmohen me thikë në Francë, sulmi i dyshuar racist

Lapsi.al 21 October 2020
Dy gra myslimane sulmohen me thikë në Francë, sulmi i dyshuar

Një tjetër sulm i dyshuar me motive raciste është regjistruar në Paris, pas vrasjes së profesorit të histori-gjeografisë, por kësaj radhe objektiv ishin dy gra myslimane.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, dy gratë myslimane u sulmuan me thikë nga dy femra të tjera pas një sherri mes tyre.

Policia ka arrestuar dy agresorët dhe informon se gratë u zunë në fillim për qentë përpara se sherri të agravonte në dhunë dhe përdorimin e fjalëve raciste si “arabë të ndyrë”.

Një nga gratë myslimane tregon se një nga agresoret nxori thikën pas debatit dhe i qëlloi në brinjë, krahë dhe kokë.

Kjo pason sulmin terrorist islamik ndaj mësuesit në Francë që paraqiti karikaturat e profetit ‘Muhamed’

Të këshilluara

Von Der Leyen negative në testin e Covid-19

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka rezultuar negative në testin e fundit të bërë për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidentja e...

11:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI