Flash

Grave greviste iu rëndohet gjendja: Do sakrifikojmë deri në fund, Rama ti japë zgjidhje sa më parë

Lapsi.al 21 October 2020
Grave greviste iu rëndohet gjendja: Do sakrifikojmë deri në fund,

Në ditën e 7 të grevës të grave që punojnë në Rafinerinë e naftës në Ballsh, gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet.

Gratë e kanë pasur të vështirë natën. Ato kanë shfaqur kollë, lodhje fizike, luhatje tensioni dhe probleme me zemrën.

Por pavarësisht kësaj, thonë se do rezistojnë deri në fund. Pas grave deputete e diplomateve, apeli i tyre i sotëm shkon për kryeministrin Edi Rama. Kujtojmë se dy ditë më parë Rama tha se ishte i gatshëm të ulej e bisedonte me to, por deri tani s’ka asnjë shenjë për ndonjë bisedim të mundshëm.

“Nuk dorëzohemi asnjëherë sa të bëjmë atë kauzën tonë sa të marrim rrogat dhe të kthehemi në punë. Jemi shumë të lodhura, kemi pasur nevojë edhe për ndihmën e mjekëve, i kemi marrë në telefon”,- tha njëra prej grave për mikrofonin e news 24.

“E rënduar dhe në siklet të madh ndjehem, por e kam thënë dhe do ta them se do qëndroj deri në fund sa të marrim rrogat. Unë do bëj sakrificë deri në fund. Deri tani asnjë gjë, i lutemi kryeministrit t’i japë zgjidhje sa më parë”,- apeloi një tjetër.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, ...

09:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI