Flash

Mjeku Sallabanda: Maskat e bëra vetë nuk të mbrojnë nga virusi

Lapsi.al 21 October 2020
Mjeku Sallabanda: Maskat e bëra vetë nuk të mbrojnë nga

Diskutimi mbi efektin mbrojtës të maskës përballë Covid 19 vijon të jetë shkaktojë debate. Në një lidhje në emisionin “Opinion” mjeku Kita Sallabanda tha se në Spanjë maska është e detyrueshme që në muajin Prill.

Mjeku tha se nga përvoja e gripit stinor, ku maskat kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve është këshilluar edhe me rastin Covid, por rezultati nuk është maksimal me maskat e bëra vetë.

“Maskat sot në Spanjë kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve me grip. Nga eksperienca e gripit kemi sugjeruar përdorimin e maskës në rastin e Covid 19. Maskat kirurgjikale durojnë deri në 7 orë. Maska me copë që nuk kanë filtër brenda janë pa vlerë. Në Spanjë që në muajin Prill maskat janë të detyrueshme”, - u shpreh mjeku.

I pyetur nëse mbajtja e maskave ka ndikuar në uljen e infektimeve, Sallbanda tha se janë të tjerë faktorë që kanë ndikuar në shifrat e larta, por pohoi se numri i të sëmurëve rëndë nuk krahasohet me situatën e marsit apo prillit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI