Flash

Pas Besa Shahinit, një tjetër anëtare e qeverisë së Ramës ikën nga Shqipëria

Lapsi.al 21 October 2020
Pas Besa Shahinit, një tjetër anëtare e qeverisë së

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u lirua nga detyra zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi. Pas lënies së detyrës, mësohet se Ikonomi do të largohet jashtë vendit. Lajmin e ka zbuluar ministrja e Financave, Anila Dedaj që e falënderoi atë për kontributin e dhënë sipas saj për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.

“Një falënderim të veçantë për Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend. Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar. Suksese të mëtejshme Belinda!”- shkruan Denaj.

Ikonomi është një tjetër zyrtare e qeverisë së Edi Ramës që largohet nga kabineti, por edhe nga Shqipëria pas ministres së Arsimit Besa Shahini. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Artan Lame infektohet me Covid 19

Kreu i Kadastrës Artan Lame është infektuar me koronavirus. Lame ka përjetuar simptoma të koronavirusit dhe ka kërkuar të bëjë tamponin. Në testin e kryer Artan...

16:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI