Flash

Astrit Patozi: SPAK-u, si dordolec

Lapsi.al 23 October 2020
Astrit Patozi: SPAK-u, si dordolec

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u, edhe pse ai ngjan të jetë në gjumë, ose në rastin më të mirë, duke u shtirur se është duke fjetur.

“Disa duke e shkundur realisht që të zgjohet, ndërsa të tjerët duke i treguar gjahun e gatshëm, që është gjithmonë në radhët e armikut.

Dikush duke bërtitur me zë të lartë se është i pastër, njësoj si ata që këndojnë natën për t'i nxjerrë frikën vetes, ndërsa të tjerët duke folur me zë të ulët apo duke ndërruar temën, nga meraku se mos edhe vetëm përmendja e emrit të tij do t'i turbullojë ujërat.

Dikush duke e sulmuar me tërbim për ta trembur, që mundësisht të mos fillojë kurrë punë, ndërsa të tjerët duke e marrë me të mirë, se mbase kjo do t'i kursejë disa ditë burgu apo ndonjë padi më pak nga tufa e zullumeve të veta” – shkruan Patozi.

“Nuk kanë faj, sepse e dinë se çkanë bërë, ndaj edhe janë të trembur. Si kur i drejtojnë gishtin e akuzës për ta delegjitimuar, ashtu edhe kur e mburrin kot, edhe pse ai nuk po bën ndonjë gjë për të qenë. Të paktën, deri më sot.

Është njësoj si ai efekti i dordolecit, që i frikëson zogjtë, megjithëse nuk është njeri. Imagjino se çfarë mund të ngjasë atë ditë që vërtetë SPAK-u të zgjohet dhe të funksionojë, duke kryer, qoftë edhe në minimo misionin e vet” – e mbyll Patozi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI