Flash

Shtatzënë dhe me Covid, karantinohet deputetja e PS-së

Lapsi.al 23 October 2020
Shtatzënë dhe me Covid, karantinohet deputetja e PS-së

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është testuar pozitive me COVID-19. Ish-deputetja njofton se ka kryer testin e koronavirusit pasi kishte konstatuar simptomat e para, ndërsa tani e gjithë familja e saj është karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore “me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.” Gjylameti i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat si larja e duarve, mbajtja e maskës dhe distanca sociale.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI