Flash

Besnik Mustafaj flet për emrat e skulifikuar në PD: Halim Kosova është dorëhequr

Lapsi.al 23 October 2020
Besnik Mustafaj flet për emrat e skulifikuar në PD: Halim Kosova

Ish-ministri i Jashtëm, pjesë e Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Deputetëve të PD Mustafaj,i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, i pyetur në lidhje me faktin se disa emra të rëndësishëm të Partisë Demokratike nuk janë në listë,  deklaroi se doktor Halim Kosova ka dhënë vetë dorëheqjen.

“Zoti Halim Kosova është tërhequr vetë, është dorëhequr, përmes një mesazhi që i është dërgua kryetarit të partisë, andaj ai nuk është futur në listën tonë. Unë as do iu konfirmoj emër dhe as nuk iu mohoj. Nuk japim ne emra, është në tagrin e Kryesisë që të japë emrat. Është një proces me integritet”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj theksoi se në përzgjedhjen e emrave ka pasur disa standarde profesionale dhe nuk ka pasur kurrfarë ndërhyrje nga lideri i partisë.

“Procesi besoj se është me integritet, i përzgjedhjes së kandidatëve. Unë dhe personat e tjerë që merren me zgjedhjen e kandidatëve, nuk kemi pasur asnjë presion nga Partia Demokratike. Jam nisur nga parimi që kemi listë sa më përfaqësuese të PD-së.

U hodhën themelet e një tradite, që në legjislaturën tjetër të jetë akoma më e mirë. Kam qenë kritikues i listës së 2017, ndërsa tani të gjitha emrat janë propozuar nga baza. Të gjithë janë zgjedhur nga një komision autonom”, u shpreh Mustafaj./ News 24

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI