Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Anthony Fauci: Vaksinën kundër COVID-19 do ta kemi në dhjetor

Lapsi.al 25 October 2020
Anthony Fauci: Vaksinën kundër COVID-19 do ta kemi në dhjetor

Eksperti i sëmundjeve infektive amerikane Anthony Fauci tha se një vaksinë kundër COVID-19 mund të jetë e disponueshme në Shtetet e Bashkuara që në fillim të muajit dhjetor, nëse ajo do të provohet që është sigurt dhe efikase.

Për BBC megjithatë ai sqaroi se do të duhen disa muaj të tjerë para nisjes së vaksinimit në masë.

“Mendoj se do të mësojmë nëse një vaksinë është e sigurt dhe efikase në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit. Pyetja është, pasi e kemi një ose më shumë vaksina të sigurta, si do t’i çojmë tek njerëzit që kanë nevojë së më shpejt të jetë e mundur.

Sasia e dozave që do të jenë të disponueshme në dhjetor nuk do të jetë e mjaftueshme. Do të kenë prioritet stafi mjekësor apo ata që gjenden në kategorinë e personave më të riskuar. Të tjerë do të duhet të presin disa muaj të tjerë në 2021-shin.”, u shpreh ai.

Pjesëtari i task forcës kundër covid-19 në Shtëpinë e Bardhë shton se vaksina nuk do të zëvendësojë nevojën e respektimit të masave që janë në fuqi për të mbrojtur qytetarët nga virusi, për një kohë të caktuar.

Të këshilluara

Zgjedhjet në SHBA, voton presidenti Trump

Presidenti akutal i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane më 3 nëntor. Mediat amerikane raportojnë se Trump ka votuar herët në mëngj...

21:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI