Flash

Denoncimi/ Të sëmurët me covid po mbahen bashkë me të painfektuarit

Lapsi.al 25 October 2020
Denoncimi/ Të sëmurët me covid po mbahen bashkë me të

Partia Demokratike iu përgjigj me anë të Liljana Ramasaçi, një prej ekspertëve të saj deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se gjendja e spitaleve është në rregull. Sipas demokratëve, ministrja e fshehu situatën dhe ngriti 3 akuza në drejtim të saj.

“E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej dites se djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e senatoriumit. E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, është jashtë funksionit. E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situatës së emergjencës” – tha Ramasaçi e cila bëri edhe një tjetër akuzë të rëndë.

“As Ogerta Manastirliu dhe askush tjetër, nuk mund të mohojnë se mbrëmë, të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Senatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar. Kjo nuk është një shenjë e përgatitjes siç pretendon Ministrja e tenderave sekretë dhe e premtimeve boshe. Shtrimi në urgjencë i të sëmurëve me COVID, do të thotë keqmenaxhim i situatës nga Ministrja e Shëndetësisë dhe qeveria e saj” – tha përfaqësuesja e PD.

Më herët Manastirliu tha se situata në spitale është nën kontroll dhe se opozita po bën politikë me pandeminë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI