Flash

Kreu i KQZ: Nuk përjashtohet ndikimi në procesin zgjedhor i pandemisë

Lapsi.al 26 October 2020
Kreu i KQZ: Nuk përjashtohet ndikimi në procesin zgjedhor i

Komisioni Rregullator në KQZ, për zgjedhjet, po mendon dy skenarë për administrimin e procesit të 25 prillit nën efektet e pandemisë.

Por përveç përballjeve politike dhe një Kodi Zgjedhor për t’u rivotuar pas kthimit nga presidenti, a mundet koronavirusi të shtyjë ose pengojë procesin zgjedhor?

“Kjo mbetet për t’u parë. Është një çështje shumë delikate dhe kërkon një vlerësim të gjithë situatave dhe rasteve që mund të na imponojnë zhvillimin e votimit në këtë formë. Pa diskutim që është një proces diskutimi që do të përfshijë të gjithë aktorët e interesuar”, tha Celibashi.

 

Në çdo rast u vendos që mbledhjet e komisionit rregullator, prej nga ku do të miratohen pjesa më e madhe e akteve që përgatisin 25 prillin, mund të zhvillohen dhe online, një praktikë që prej muajsh ndjek Kuvendi kur diskuton ligjet.

Ndërkohë, për sa i përket identifikimit elektronik të zgjedhësve, grupi i punës, ka mbyllur sugjerimet për detajet teknike. Nuk ka ende një shifër sesa mund të kushtojë, por qeveria mund të ndihmohet në faturë nga ndërkombëtarët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI