Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

6 ditë larg/ Trump e Biden intensifikojnë tubimet, 68 milionë amerikanë kanë votuar tashmë

Lapsi.al 28 October 2020
6 ditë larg/ Trump e Biden intensifikojnë tubimet, 68 milionë

Vetëm 6 ditë larg mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, fushatat e dy kandidatëve intensifikohet ndërsa miliona shtetas amerikanë kanë hedhur votën e tyre. Presidenti Donald Trump vijoi turneun e tij dje, duke zhvilluar tubime brenda një dite në Michigan, Wisconsin dhe Nebraska. Rivali i tij Joe Biden u ndal në Georgia, që është një shtet tradicional republikan, por ku priten ndryshime të mëdha. Biden shprehet se duke zgjedhur politikën e tij ata kanë zgjedhur bashkëpunimin mbi frikën dhe përçarjen.

"Ne zgjodhëm shpresën mbi frikën, unitetin në vend të përçarjes, shkencën e jo trillimin. Dhe po, zgjodhëm të vërtetën mbi gënjeshtrën. Popull, është koha të ringrihemi dhe të rimarrim sërish demokracinë tonë”, u shpreh Biden.

Rreth 68 milionë amerikanë kanë votuar deri tani, për të shmangur kështu mbipopullimin në qendrat e votimit dhe mundësinë e të infektuarit me Covid-19.

Të këshilluara

Zbulohen molekula uji në Hënë

Për një kohë të gjatë Hëna konsiderohej si e thatë. Por shkencëtarët në provat e magmës, të sjella në Tokë prej astronautëve, zbuluan molekulat e ujit. Dy studi...

21:52

KE: Erdogan po largon Turqinë nga Europa

Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrjeve për bojkotin e mallrave franceze paraqet një pengesë të mëtejshme në përpjekjet tashmë të n...

14:34

Fiton apo humbet, Trump e ndryshoi botën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm udhëheqësi i vendit të tij, ai është ndoshta personi më i fuqishëm në Tokë. Ajo që ai bën e ndryshon jetën pë...

14:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI