Flash

Detaje të reja/ Humbja e 3 minatorëve, ka shembje në galeri (FOTO)

Lapsi.al 28 October 2020
Detaje të reja/ Humbja e 3 minatorëve, ka shembje në galeri

Kryetari i bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj ka dhënë detaje në lidhje me humbjen e kontakteve me inxhinierin Ismail Hoxha dhe 2 punëtorët e tjerë në minierën e Balgjajt. Ai tha në ABC News se nga informacionet e para është mësuar se në minierë ka një shembje masive.

“Nuk kemi informacione shumë të sakta, po presim grupet hetimore, ka një shembje masive në minierë” - tha kryebashkiaku.

Inxhinieri Ismail Hoxha së bashku me dy punëtorë dyshohet se janë bllokuar brenda në galeri. Kolegët kanë gjetur rrobat dhe telefonat e inxhinierit e punëtorëve në dhomat e ndërrimit dhe dyshimet sipas policisë janë se janë bllokuar brenda në galeri.

Policia thekson se janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre personave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI