Flash

Mësim online, Kryemadhi: Universiteti nuk është rrjet social

Lapsi.al 29 October 2020
Mësim online, Kryemadhi: Universiteti nuk është rrjet social

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë ditën e sotme në një takim me të rinjtë e Elbasanit, ku ka reaguar edhe për zhvillimin e mësimit online.

Kryemadhi ka thënë se diçka e tillë është mjaft e vështirë për studentët që kanë orë laboratorike, teksa ka shtuar se universiteti nuk është rrjet social.

“Sot me anë të thënieve verbale nga televizioni dëgjojmë që  universitetet nuk do të hapen dhe do të bëhet mësimi online. Po si mund të studiojë një student i vitit të parë apo të dytë, për biokimi, për mjekësi, për fizik, për biologji, të cilën mësimin e marrin nëpërmjet laboratorëve. Sepse universiteti nuk është rrjet social. Universiteti është jetë që jeton pedagogu me studentin.

Bashkëbisedim, mësimdhënie. Është kurajë, sepse është pedagogu që i jep kurajë nxënësit për t’u përballur nesër me jetën.

E pra, izolimin që ju bëjmë çdo ditë të rinjve shqiptarë, sot është çdo ditë dhe më shumë mbytës.

Megjithatë unë do t’iu ftoja që mos dekurajoheni, sepse frika dhe paniku që ka kapur sot qeverinë në ikje, është një armë shumë e fortë për ne, për të vazhduar dhe për t’u organizuar në mënyrë të tillë për të biseduar me të gjithë”, ka thënë Kryemadhi.

Pasditen e sotme Ministria e Shëndetësisë shpalli vendimin që mësimi në universitete të zhvillohet online për shkak të përkeqësimit të gjendjes nga pandemia Covid-19.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI