Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Putin: Vaksina ruse është efikase ndaj Covid-19, synohet vaksinimi në masë

Lapsi.al 29 October 2020
Putin: Vaksina ruse është efikase ndaj Covid-19, synohet vaksinimi

Rusia synon të nisë vaksinimin në masë të popullatës kundër Covid-19 deri në fund të vitit. Presidenti, Valdimir Putin tha se një gjë e tillë nuk është bërë ende pasi po hasen vështirësi në prodhimin e dozave nga mungesa e pajisjeve.

“Vaksina jonë funksionon në mënyrë perfekte”, tha Putin. Rusia po teston aktualisht vaksinën e saj eksperimentale, të njohur si “Sputnik V”, në 40 mijë qytetarë. Gjithashtu, ka nisur vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë që janë në frontin e parë, megjithatë shifrat janë të ulëta.Zyrtarët rusë u detyruan të ulnin parashikimin e tyre për prodhimin e dozave të vaksinës për këtë vit, nga 30 milionë në vetëm 2 milionë. Putin kritikoi dhe punën kërkimore të Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca për vaksinën ndaj Covid-19, duke thënë se përdor për bazë një virus të shimpanzeve në vend të një virusi të hasur te njeriu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI