Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rëndohet bilanci/ Shkon në 8 numri i të vdekurve nga tërmeti në Egje, mes tyre dhe dy fëmijë

Lapsi.al 30 October 2020
Rëndohet bilanci/ Shkon në 8 numri i të vdekurve nga tërmeti

Tërmeti i fuqishëm që tronditi brigjet e Turqisë edhe Greqisë ka shkaktuar viktimat e para nga të dyja shtetet. Përveç raportimeve të mëparshme për 6 persona të gjetur pa jetë në Turqi, edhe në shtetin grek janë njoftuar dy të vdekur. Viktimat janë dy fëmijë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç, që janë zënë poshtë një muri të shembur.

Si në Turqi ashtu edhe në Greqi ka shumë të plagosur dhe dëmet materiale janë të panumërueshme. Nga ana e autoriteteve vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI