Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Hakerat grabisin 2,3 milionë dollarë nga fushata e Trump

Lapsi.al 31 October 2020
Hakerat grabisin 2,3 milionë dollarë nga fushata e Trump

Hakerat kibernetikë arritën të vjedhin 2,3 milionë dollarë nga llogaria e përdorur për të financuar fushatën e rizgjedhjes për presidentin Donald Trump, në një nga shtetet kryesore për votimin e 3 nëntorit, në Wisconsin. FBI-ja ka njoftuar se po heton mbi episodin.

Hakerat ishin në gjendje të manipulonin faturat e pagesave për katër ofrues të shërbimeve për fushatën e Trump, në mënyrë që paratë e paguara të shkonin drejt në xhepat e "piratëve”. Dy ditë më parë faqja web e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u hakerua në atë që dukej të ishte një mashtrim i kriptovalutave. Vizitorët në faqen e internetit u pritën me një mesazh që thoshte se faqja ishte sekuestruar dhe se hakerat kishin siguruar qasje në bisedat sekrete të Trump dhe familjes së tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI