Flash

DETAJE TE REJA/ Sulmi në Vjenë, njëri nga autorët hedh veten në erë (VIDEO)

Lapsi.al 2 November 2020
DETAJE TE REJA/ Sulmi në Vjenë, njëri nga autorët hedh veten

Një operacion masiv i policisë austriake ka nisur pas sulmit me armë në një singagogë të Vjenës. Mediat vendase raportojnë se ka të paktën një të vrarë dhe disa të plagosur. Sipas të njëjtave burime, autorët kanë qenë 2 persona që kanë hyrë në një sinagogë në qendër të qytetit Seitenstettengasse.

Me mbërritjen e menjëhershme të policisë ka pasur një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë. Në këto momente njëri nga autorët ka hedhur veten në erë duke ndezur një detonator ndërsa tjetri është në arrati.

Nga shkëmbimi i zjarrit edhe një polic është plagosur në gjendje të rëndë. Një tjetër person është arrestuar. Policia austriake thotë se nuk e përjashton që ky të jetë një akt terrorist. Agjentët kanë rrethuar zonën dhe një helikopter po fluturon rreth zonës.

Policia ka bërë apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Lapsi.al ka publikuar edhe disa vido që i kanë mbërritur nga dëshmitarë okularë. Sipas burimeve në vendin e ngjarjes flitet për 7 viktima, por kjo nuk është konfirmuar ende. ©LAPSI.al

[video width="1136" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-02-at-21.30.12.mp4"][/video]

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-02-at-21.35.32.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI