Flash

Dorëhiqet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Fran Prendi

Lapsi.al 3 November 2020
Dorëhiqet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Fran

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit Fran Prendi dhe ka vendosur t’i heqë statusin e magjistratit.

Më 28 tetor 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Fran Prendi, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

“Arsyeja e dorëheqjes ka qenë angazhimi në një aktivitet privat”, shpjegoi për BIRN koordinatori për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Elis Kuçi. Në vendimin e KLGJ-së thuhet se gjyqtari Prendi e ka humbur të drejtën e ushtrimit të detyrës më datë 30 tetor. Gjithashtu, njoftohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve në Gjykatën Administrative të Apelit.

Prendi e ka filluar karrierën në vitin 1995 në gjykatën e Pukës dhe ën vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI