Flash

Terroristi shqiptar nga Tetova do duhej të ishte në burg, zbardhet vendimi i gjykatës që e liroi para kohe

Lapsi.al 3 November 2020
Terroristi shqiptar nga Tetova do duhej të ishte në burg, zbardhet

Gazeta austriake “Heute” ka publikuar një dokument në të cilin është vendimi i një gjykatësi në Vjenë me të cilin kishte vendosur të lironte Kujtim Fejzullahin para kohe nga burgu.

Një vendim të tillë të autoriteteve austriake gazeta po e cilëson si skandal, pasi që në raportim thuhet se Kujtim Fejzullahi do të duhej të ishte në burg në kohën kur ai kishte shkuar në Sllovaki për të blerë armët me të cilat e kreu sulmin terrorist në Vjenë.

Fejzullahi ishte ndaluar në Turqi dhe më pas ishte kthyer në Austri ku edhe ishte dënuar me 22 muaj burg pas tentimit të tij për t’iu bashkuar grupit terrorist të ISIS-it, shkruan “Heute”.

Megjithatë gjykatësi austriak kishte vendosur që të lironte para kohe me kusht, pasi që kishin konsideruar që ai ishte deradikalizuar.

Megjithatë Kujtim Fejzullahi nga Tetova thuhet se është radikalizuar pasi ka frekuentuar rregullisht një Xhami në Vjenë. Edhe avokati që e kishte mbrojtur më herët ka thënë se asnjëherë nuk do ta kishte besuar që ai do të bëhej një vrasës./ Express

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI