Flash

Ministri i Brendshëm austriak: Nuk ka shenja të një autori të dytë të përfshirë në sulmin në Vienë

Lapsi.al 3 November 2020
Ministri i Brendshëm austriak: Nuk ka shenja të një autori

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se të dhënat e mbledhura deri më tani nuk japin shenja se ka qenë edhe një sulmues i dytë i përfshirë në sulmin në Vienë.

Ai ka thënë se video-incizimet e ofruara, nuk kanë dhënë detaje për një sulmues të dytë, ndonëse ende kjo gjë nuk është përfundimtare.

Një 20-vjeçar me shtetësi austriake dhe maqedonase, që është qëlluar për vdekje nga policia pak minuta pas sulmit të nisur të hënën në mbrëmje, është identifikuar si sulmues, në atë që autoritetet kanë thënë se ka qenë sulm ekstremist islamik.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave. Nehammer ka thënë se numri i personave të plagosur është rritur në 22. Ai ka thënë se 14 persona të lidhur me sulmuesin janë ndaluar për t’i marrë në pyetje përgjatë kërkimeve në 18 prona në dhe afër Vienës.

Të këshilluara

Plagoset me armë zjarri 31-vjeçari nga Laçi

Një 31-vjeçar nga Laçi është paraqitur në Spitalin e Traumës rreth mesnatës i plagosur me armë në këmbë. I riu është marrë në pyetje pas asistencës mjekësore...

08:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI