Flash

ISIS: Ne e kryem sulmin në Vjenë

Lapsi.al 3 November 2020
ISIS: Ne e kryem sulmin në Vjenë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, në të cilin u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm. Në deklaratën e këtij grupi, të publikuar nga agjencia e tij e lajmeve Amaq, nuk janë dhënë detaje të tjera.

Deklarata është shoqëruar me një fotografi të një personi të quajtur "Abu Dagnah Al-Albany". Aty thuhet se ai ka sulmuar turmat e njerëzve në qendër të Vjenës të hënën, para se të vritej nga policia austriake.

Autoritetet austriake e kanë cilësuar ngjarjen e së hënës si sulm "terrorist". Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, duke e identifikuar si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi austriake dhe Maqedonisë së Veriut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI