Flash

Për tifozët e egër shqiptarë të zgjedhjeve amerikane

Lapsi.al 4 November 2020
Për tifozët e egër shqiptarë të zgjedhjeve amerikane

Nga Astrit Patozi

Këta tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri bëjnë mirë të qetësohen, jo thjesht për faktin se historia nuk u ka caktuar ndonjë rol për të luajtur, që diçka atje të ndryshojë. Por mbi të gjitha se janë energji pa lidhje, të cilat shpenzohen për "një luftë" që nuk na përket aspak, ndërkohë kur mund t'i ruanin ato kaloritë e çuara dëm kot për fushatën e 25 prillit.  E cila duhet shfrytëzuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi, në funksion të ndryshimit të Shqipërisë. Kjo po, që është sfida dhe beteja jonë, për të cilën ia vlen çdo sakrificë. Jo për gjë, por mund t'ia fusin edhe kot, si në qëndrime të pamatura, ashtu edhe në parashikime.  Njoh unë njërin, përshembull, që u fry si gjel para 4 vjetëve, duke dashur të bënte lajm global më herët se amerikanët të vendosnin, por që ende nuk i ka ikur e skuqura e veshëve, ngaqë i foli goja përpara mendjes.

Të këshilluara

Kandidati demokrat Joe Biden ka arritur të fitojë shtetin industrial të Wisconsin duke siguruar 10 vota elektorale. Me këtë fitore Biden ka kaluar në shifrën e ...

15:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI