Flash

Thaçi në Hagë/ Reagon Gjermania: Të zbardhen krimet e luftës

Lapsi.al 5 November 2020
Thaçi në Hagë/ Reagon Gjermania: Të zbardhen krimet e

Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagoi pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokuroria Speciale. Përshëndetet gatishmëria për bashkëpunim me drejtësinë.

Në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për Deutsche Wellen mbi zhvillimet politike të ditës së enjte në Kosovë, ku presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, vlerësohet pozitivisht gatishmëria që kanë treguar të akuzuarit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë.

"Kemi dijeni mbi dorëheqjen e presidentit, Hashim Thaçi dhe bashkëpunimin e tij me autoritetet e drejtësisë. Ne e përshëndesim faktin, që të akuzuarit tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e aktakuzës. Zbardhja e krimeve të luftës është e nevojshme dhe pjesë e mbështetjes kosovare për shtetin ligjor", - thekson Ministria e Jashtme gjermane.

Më tej në prononcimin e saj theksohet rëndësia e vendosjes së drejtësisë në një shoqëri si faktor i rëndësishëm për paqen shoqërore.

"Nuk ka paqe afatgjatë në një shoqëri pa drejtësi për padrejtësitë e shkuara. Gjermania është e bindur, që luftimi i pandëshkueshmërisë në shumë pjesë të botës përmes gjykatave ndërkombëtare është pjesë e një politike të jashtme të përgjegjshme. Për këtë arsye Gjermania e mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si nga ana financiare, e personelit dhe ajo politike. Kosova është një partner i rëndësishëm, me të cilin ne bashkëpunojmë ngushtë dhe e mbështesim në rrugën e saj europiane" – thuhet në deklaratë. /DW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI