Flash

Angjeli: Nëse sëmureni me Covid, s'do të paguani asnjë ilaç, miratohet paketa e rimbursimit

Lapsi.al 16 November 2020
Angjeli: Nëse sëmureni me Covid, s'do të paguani asnjë

Deputeti Anastas Angjeli tha sot se është miratuar rimbursimi i ilaçeve dhe kurimit të COVID-19, duke shpjeguar të gjithë procedurën se si mund të përfitosh këtë shërbim. Ai shpjegoi në To Talk në TCh se si do të kryhet ky proces.

"Nga ana tjetër janë rreth 6 miliardë lekë që do të jenë për medikamentet dhe këtu përfshihet shuma 1.5 miliardë lekë e parapaguar nga qeveria për të siguruar vaksinën anti-COVID. Rreth 1 milionë e 300 mijë doza, është parapaguar kjo. Me t’u prodhuar vaksina Shqipëria është pjesë e atij grupi që ka dhënë para. Gjithashtu me propozim jo vetëm të komisionit të deputetit por duke iu përgjigjur nismës së kryeministrit Rama që fokusi kryesor duhet të jetë tek pandemia u shtuan 1.2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve të gjithë qytetarëve të republikës së Shqipërisë që sëmuren nga COVID. Kjo do të thotë që ka një listë të ilaçeve e cila për sëmundje të caktuara rimbursohet, pra pacienti i sëmurë i merr ato. U shtua në këtë listë edhe COVID-19 dhe kjo nuk është pak, ashtu sikurse do të ketë edhe kompensim për shërbim në shtëpi të njerëzve të pamundur që mund të përballojnë në spital. Si bëhet kjo? Në qoftë se ti sëmuresh nga COVID-19 dhe ke një protokoll të përcaktuar ilaçesh, numri i ilaçeve të të cilave është i përfshirë në listën e ilaçeve të rimbursueshme, qytetari merr ato", tha Angjeli.

Të këshilluara

Kur do e kemi vaksinën anti-Covid? Flet Rama

Shqipëria ka paguar kapar për vaksinën anti-Covid që pritet të prodhohet muajt e ardhshëm dhe qeveria po komunikon çdo ditë me Bashkimin Europian për të pasur a...

13:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI