Flash

Si e komenton Berisha partinë e Topallit: Unë nuk iki kurrë nga PD

Lapsi.al 16 November 2020
Si e komenton Berisha partinë e Topallit: Unë nuk iki kurrë nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ‘besnikërinë’ ndaj PD-së, duke u shprehur se nuk do të largohej kurrë nga selia blu. AI ka komentuar në Ora News, vendimin e Jozefina Topallit për të krijuar një parti të re.

“Themeli i lirisë është zgjedhja dhe secili ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. Unë jam betuar se nëse një person do të mbesë në PD, unë do të jem i dyti. Ajo ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk mund ta kontestoj. Ajo ka pasur një alternativë që të kandidojë si një kandidate e PD-së dhe ajo është me statut në këshillin kombëtar në PD. Për arsye të vetat ajo ka zgjedhur të bëjë një parti të veten,” - tha Berisha.

Ai u shpreh se do ta thotë në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë ku do të kandidojë.

“Sali Berisha është ndarë me historinë. Edhe kur isha në funksione nuk punoja për histori, por për interesimin e publikut. Ku do të kandidoj unë do ta them në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë. Nuk ka njëri që ka më pak sekrete më pak mbi tokë, por ja që e kam edhe unë një sekret” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet i djegur një person në Sarandë

Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1. Mësohet se shtet...

20:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI