Flash

CNN zbulon gjendjen e rëndë nga Covid në Rusi: Horror në morgje, trupa të vdekur sipër njëri-tjetrit (FOTO)

Lapsi.al 17 November 2020
CNN zbulon gjendjen e rëndë nga Covid në Rusi: Horror në

“Gjymtyrët e një trupi të pajetë varen nga një barelë në një repart spitali ndërsa pacientët me koronavirus luftojnë për jetën e tyre vetëm disa metra larg. Një grua e moshuar gulçon nga frymëmarrja, e dëshpëruar.” Kështu e nis shkrimin media prestigjoze, CNN lidhur me një video të publikuar që tregon situatën me koronavirusin në Rusi.

“Kështu duken netët tona: tmerruese”, thotë një zë mashkull duke rrëfyer pamjet, dhënë nga CNN nga një sindikatë e shquar e mjekëve rusë të lidhur me opozitën, “Aleanca e Mjekëve”, e cila thotë se u regjistrua në mes të Tetorit nga një anëtar i stafit të spitalit në Ulyanovsk, një qytet rreth 500 milje në lindje të Moskës.

“Edhe dy poshtë në lagjen tonë”, thotë ai, ndërsa filmonte një kufomë.

“Kjo është mënyra se si Covid-19 po vret të gjithë”.

Këto pamje të tmerrshme janë vetëm njëra nga disa të marra nga CNN që zbulojnë kushte të tmerrshme brenda ambienteve të mbipopulluara. Disa pamje tregojnë morgje me trupa, të zhveshur , të grumbulluar njëra mbi tjetrën në dysheme të zymta, në skena që duken si zona lufte më shumë sesa spitalet.

Ndërsa Rusia përpiqet të marrë pandeminë nën kontroll, videot janë një nga disa shenja që tregojnë për një numër të vdekur shumë më të lartë sesa sugjerojnë shifrat zyrtare.

Rusia thotë që nga 16 nëntori më shumë se 33,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19. Por ky numër diskutohet nga kritikët që thonë se Kremlini po raporton nën numrat real.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI