Flash

Vdiqën 12 persona dhe raportuat 5/ Plas sherri mes Bratajt dhe ekspertit të PD

Lapsi.al 17 November 2020
Vdiqën 12 persona dhe raportuat 5/ Plas sherri mes Bratajt dhe ekspertit

Mjeku Ilir Pecnikaj që është pjesë e Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike ka bërë një denoncim të fortë në studion e emisionit “Opinion” kur deklaroi se më datë 12 tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që njihet si COVID2 kanë humbur jetën 12 persona, por Ministria atë ditë ka njoftuar vetëm 5 vdekje.

“Kam faktin që në datën 12 tetor ose në 13, mund të gaboj, vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë vdekur 12 persona, ndërsa një ditë më vonë në të gjithë Shqipërinë janë raportuar vetëm 5 vdekje. Ne e kemi bërë një thirrje që të hetohet, por zoti Brataj mund të na e shpjegojë tani” – tha Pecnikaj duke nxitur reagimin e kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

“Më thuaj emrat e të vdekurve në datën 13. Të të vijë zor se mezi pret katastrofën. Më thuaj një shtet që është menaxhuar mirë. Mos flisni për katastrofë, se i keni tmerruar njerëzit. Prandaj vijnë në spital. Mos t’ua nxjerr me emra” – tha Brataj.

Eksperti i PD akuzoi se ka një mbyllje të shifrave për të mos marrë informacion dhe se njerëzit po u drejtohen spitaleve private. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI