Flash

Detaje të reja nga Shkodra/ Tritoli shpërtheu në derën e lokalit të një gruaje

Lapsi.al 18 November 2020
Detaje të reja nga Shkodra/ Tritoli shpërtheu në derën e

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e së mërkurës. Një shpërthim i fuqishëm tritoli ndodhi në zonën e Unazës, pranë Shkollës Pyjore.

Nga burime në vendin e ngjarjes mësohet se nuk ka të lënduar, por dëmet materiale kanë qenë të shumta. Shpërthimi ka ndodhur pas mbylljes së lokalit dhe tritoli ishte vendosur në derë të tij. Mësohet se lokali është në pronësi të një gruaje 46 vjeçe me iniciale H.F. Zhurma e shpërthimit ka qenë e madhe dhe është dëgjuar në të gjithë qytetin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën kur në Shkodër ishte për vizitë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Shkodër

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në qytetin e Shkodrës. Dyshohet se një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në zonën në afërsi të shk...

21:02

8 mësues infektohen me Covid në Korçë

Nga 61 raste të konfirmuara pozitive gjatë 24 orëve në qytetin e Korçës 8 prej tyre janë mësues. Burime zyrtare konfirmojnë infektimin e 8 mësuesve, por nuk ...

19:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI