Flash

FOTO/ PS dhe PD nuk pyesin për urdhrat e Komitetit, por vijojnë takimet elektorale

Lapsi.al 19 November 2020
FOTO/ PS dhe PD nuk pyesin për urdhrat e Komitetit, por vijojnë

Pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të ndalojë takimet politike dhe tubimet partiake në ambiente të mbyllura apo të hapura me më shumë se 10 persona. Këto janë konsideruar si burim infeksioni nga covid, por duket se partitë nuk pyesin as për komitetin dhe as për virusin. Në rrjetet sociale përfaqësues të PS dhe PD vijojnë të publikojnë takime me përfaqësuesit e partive të tyre duke reklamuar salla të mbushura në kulmin e pandemisë.

Deputeti i PS-së Sadri Abazi ka zhvilluar sot një takim me delegatët e njësisë 4 në Tiranë. Siç shihet dhe në foto, edhe pse shumica janë me maskë, përsëri kanë shkelur rregullin, pasi janë gati 30 persona në një ambient të mbyllur.

125995170_3770781559667194_7763217675224127446_n.jpg

125870836_3770781486333868_7709280647611866239_n.jpg

126242255_3770781639667186_7632869266944803337_n.jpg

Më “i kujdesshëm” është treguar kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi që takimet në ambiente të mbyllura i poston me foto me më pak se 10 persona, por duket se në sallë janë edhe më shumë. Të tilla janë ato që ai ka zhvilluar në 2 ditët e fundit në Cërrik dhe Njësinë 8 në kryeqytet. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Zlatan Ibrahimoviç me origjinë shqiptare

Futbollisti i famshëm suedez Zlatan Ibrahimoviç është me origjinë shqiptare. Ylli i Milanit ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë, mesa duket k...

20:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI