Flash

Atentat në Bulqizë, makina bëhet ‘shoshë’ nga plumbat (FOTO)

Lapsi.al 20 November 2020
Atentat në Bulqizë, makina bëhet ‘shoshë’ nga

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës. Nga pamjet e siguruar nga Top Channel shihet se ndaj një makinë tip ‘Land Rover’ me targa AA 946 FO, është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gurët e Skënderbeu-Qafë e Buallit. Top Channel mëson nga burimet, se bëhet fjalë për një atentat për shkak të një konflikti të vjetër për kromin, megjithatë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa siç shihet nga fotot, makina është qëlluar nga pas në anën e shoferit. Të paktën tre plumba kanë qenë tej-shpues dhe kanë dalë edhe nga xhami i parë i automjetit, i cili është me timon në krah anglez./ TCh

Të këshilluara

Plas arma në Bulqizë

Në Bulqizë plas arma. Raportohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine. Drejtuesi i mjetit u ka shpëtuar plumbave, duke i mbijetuar kësiso...

15:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI