Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Aksidenti në ‘Shkallën e Tujanit’, shkon në 2 numri i viktimave

Lapsi.al 23 November 2020
Aksidenti në ‘Shkallën e Tujanit’, shkon në 2 numri i

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur dje tek ‘Shkalla e Tujanit’, ku pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën pasagjerja e mjetit, Defa Kaloshi, 73 vjeç, nëna e drejtuesit të mjetit.

Kujtojmë se dje humbi jetën edhe Hider Daci, i cili po ashtu pasagjer. Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri tjetër që udhetonte me këtë makinë. Polica arrestoi drejtuesin e mjetit, Neki Kaloshi, i cili duke drejtuar një “Land Rover”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dale nga rruga.

Po hetohet firma sipërmarrëse që po kryente punime në rrugë, kompania “Gjoka Construksion”, në lidhje me punimet dhe masat e sigurisë në punë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI