Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Franca kalon valën e dytë/ Macron shpall lehtësimin e masave

Lapsi.al 24 November 2020
Franca kalon valën e dytë/ Macron shpall lehtësimin e masave

"Kemi frenuar qarkullimin e virusit". Janë fjalë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në nisje të një mesazhi që mbajti LIVE në TV mbrëmjen e së martës ku njoftoi një lehtësim të masave bllokuese.

"Përpjekjet tona, përpjekjet tuaja, kanë dhënë shpagim. Kulmi i valës së dytë ka kaluar. Nga e shtuna të gjitha veprimtaritë tregtare do të jenë në gjendje të rihapen. Nga e shtuna të gjitha dyqanet dhe libraritë do të hapen përsëri," - njoftoi Macron si pjesë e lehtësimit të masave të bllokimit në funksion të festës së Krishtlindjes.

Gjithsesi leja për të dalë do të mbetet në fuqi, por do të jetë e mundur të udhëtohet deri në 20 kilometra larg nga shtëpia. Nga 15 dhjetori, leja për të dalë nuk do të jetë më e detyrueshme, or do të mbetet shtetrrethimi nga ora 21:00 deri në 7 të mëngjesit. Nga 15 dhjetori rihapen teatrot, kinematë dhe muzetë.

"Ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm mbrëmjet e 24 dhe 31 dhjetorit. Tubimet në rrugët publike janë të ndaluara. Krishtlindjet do të jetë e mundur të kalohen me familjen, por ato nuk do të jenë pushime "si çdo herë tjetër". Baret, restorantet dhe palestrat do të rihapen nga 20 janari nëse infeksionet janë nën 5 mijë në ditë” – tha Macron.

Për hapjen e vendpushimeve të skive Macron tha se po zhvillohen konsulta me qeverinë dhe vendet fqinje.

“Më duket e pamundur të imagjinoj një hapje e tyre gjatë pushimeve. Do të jetë më mirë të orientoheni për një rihapje më vonë nga janari” – tha Macron që dha edhe një lajm tjetër të rëndësishëm.

"Vaksinimi kundër Covid-19 mund të fillojë në Francë mes fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit", - duke specifikuar se vaksina "nuk do të jetë e detyrueshme".

Franca ka kaluar pragun e 50 mijë viktimave të Covid-19. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Dy persona janë plagosur këtë të martë në Tiranë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtm...

13:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI