Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

A është ky një manipulim me vdekjen e një të sëmure me koronavirus? (Denoncimi)

Lapsi.al 24 November 2020
A është ky një manipulim me vdekjen e një të

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi sjell dëshminë e një qytetari nga Shijaku, i cili thotë e ëma, pas disa ditësh e shtruar te infektivi, ka ndërruar jetë, por shton se në skedën e saj, shkak i vdekjes shkruhet arrest kardiak.

DENONCIMI 

Koduzi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po bën propagandë” me epideminë në vend.

“Ne vendin tonë, fatkeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t'i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese”, thotë Koduzi mes të tjerash.

Postimi: 

Kjo është vetëm një dëshmi e dramës që po kalojnë familjet shqiptare në këto kohë të vështira.

Pikërisht në këtë periudhë të zymtë për të gjithë globin, qeveritë e vendeve të përgjegjshme bëhen pikë reference dhe ankorë shpëtimi për qytetarët e tyre. Me propagandën e tij, Edi Rama po i fyen shqiptarët e prekur nga pandemia.

Kjo është e turpshme!

Ne vendin tonë, fatkeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t'i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese.

Kjo duhet të marrë fund menjëherë!

Ngushëllime familjes! Ne do të jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo përpjekje për të vënë në vend drejtësinë në emër të nënës suaj dhe të gjithë atyre shqiptarëve që kanë humbur të dashurit.

Të këshilluara

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Dy persona janë plagosur këtë të martë në Tiranë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtm...

13:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI