Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Berisha thirrje Ramës: Të mbyllen shkollat, janë bombat biologjike të pandemisë!

Lapsi.al 24 November 2020
Berisha thirrje Ramës: Të mbyllen shkollat, janë bombat

Ndërkohë që kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi dolën në një konferencë për të siguruar se gjendja e pandemisë është krejtësisht nën kontroll nëpër shkolla, ish-kryeministri Sali Berisha ka përshkruar një situatë krejt tjetër. "Mbyllja e shkollave është urgjence per frenimin e pandemise" shkruan Berisha duke analizuar shifrat e pandemisë.

"Miq, dje ne Shqipëri pati 795 te infektuar nga covid19 ose 5 here me shume raste se sa me dt 15 shtator. Po keshtu pati dhe 17 vdekje apo mbi 50% te te gjitha vdekjeve te tre muajve te pare te pandemisë. Keto te dhena deshmojne se situata e pandemisë ne Shqipëri eshte jashte çdo kontrolli dhe po rrok listën me shpejtësi. Duhet mbajtur parasysh se me nje testim normal numri i rasteve te infektuara dje do te ishte 2500-3000, dhe po te mos fshiheshin vdekjet spitalore, numri i te sëmurëve te vdekur dje nga covid ne spitalet covid dhe ato te rretheve eshte rreth 36-40" shkruan Berisha.

Argumentave të Ramës dhe të ministres Kushi se edhe vende të tjera si Gjermania, Italia etj i kanë hapur shkollat, Berisha u vë përballë faktin se kushtet në Shqipëri ndryshojnë katërcipërisht nga ato në këto vende.

"Ne shkollat e Shqiperise nuk ekzistojne kushtet me minimale mbrojtese te femijeve tane nga covid 19. Shumica derrmuese e tyre jane pa uje, pa mjediset e duhura higjeno sanitare, pa dizinfektant me klasa 45 nxenes dhe ne asnje aspekt absolutisht ne asnje aspekt nuk mund te krahasohen me shkollat e Gjermanise, Frances, Britanise, Italise" thotë ish kryeministri, që denoncon faktin se janë qindra mësues që urdhërohen të vazhdojnë punën megjithëse kanë rezultuar pozitivë me covid.

Të këshilluara

Rama: Spitali Covid4 është gati

Edi Rama nisi ditën sot me lajmin se spitali Covid4 është gati për të pritur pacientët e prekur me koronavirus. Rama thotë se në këtë luftë asgjë nuk do të l...

08:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI