Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

U kthye nga kampi Al Hol bashkë me 3 fëmijët, Antiterrori merr në pyetje Floresha Rashën

Lapsi.al 24 November 2020
U kthye nga kampi Al Hol bashkë me 3 fëmijët, Antiterrori merr

Rreth një muaj pas kthimit nga Siria, Floresha Rasha duhet të përballet me pyetjet dhe hetimin e shtetit shqiptar. Antiterrori ka marrë në pyetje nënën e 4 fëmijëve pas kthimit nga kampi Al Hol. Burime të news24 thanë se Rasha është pyetur në cilësinë e dëshmitares për mënyrën si ka ikur në Siri si dhe për jetën në kampin Al Hol.

Po kështu janë pyetur dhe fëmijët në praninë e psikologut. Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua ISIS dhe më pas u vra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente. Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “Kasapi i Kaçanikut”. Kryeterroristi shqiptar i ISIS u vra me dron nga forcat amerikane në 2017. Përgjatë tri viteve martese me Muhaxherrin, Floresha solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Fati deshi që djali të mos jetonte, sepse lindi me probleme dhe ndërroi jetë shpejt. Pas vrasjes së Lavdërimit, Floresha u martua sërish. Këtë herë me një luftëtar sirian. Solli në jetë një tjetër vajzë. Nuk mbaron me kaq. Jeta i rezervoi një dramë të rëndë gruas. Në rrethimin e Bagusit, asaj i vritet burri i tretë dhe vajza e madhe, të cilën e kishte me Diamant Rashën ndërsa Floresha mbeti e plagosur rëndë. Vajzën e sapolindur ia rritën “motrat”. Më 27 tetor Floresha dhe 3 fëmijët e saj prekën tokën shqiptare.

Një ditë pas kthimit në Shqipëri Prokuroria e Posaçme ka vendosur të thërrasë Floresha Rashën për marrje në pyetje. Ajo do të hetohet nëse ajo ka qenë e përfshirë për 7 vite në Al-Hol në akte terrori apo jo. Në fakt ajo ka plagë në trup, por ia doli që të transportohet në Shqipëri.

Të këshilluara

Rama: Spitali Covid4 është gati

Edi Rama nisi ditën sot me lajmin se spitali Covid4 është gati për të pritur pacientët e prekur me koronavirus. Rama thotë se në këtë luftë asgjë nuk do të l...

08:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI