Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gjoba në ditëlindjen e Bes Kallakut/ Meta paralajmëron policët: Do përfundojnë si ata të Mubarakut

Lapsi.al 23 November 2020
Gjoba në ditëlindjen e Bes Kallakut/ Meta paralajmëron

Presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi në Abc News gjobën e policisë për thyerje të masave anticovid pas pjesëmarrjes në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku. Meta i konsideroi lojëra, ndërsa u shpreh se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.

“Cila është thyerja e masës? Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje. Di që restorantet janë të hapura. Shikoni se çfarë distance shembullore. As këto, as përzëniet nga e lojtarit të Kombëtares nga fusha e sportit ku ka derdhur gjak, Andi Lila, as marrëzitë që bëjnë budallenjtë e policisë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat serioze, që kanë të bëjnë me mungesë të përgjegjshmërisë të qeverisë aktuale të cilës i bëj thirrje të reflektojë menjëherë, përpara se të përballet me pasoja dramatike”, - tha Meta.

“Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Unë e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët. Gjoba? Nuk e di fare, as nuk kam një informacion të tillë” – tha Meta që u pyet edhe për pezullimin e 6 punonjësve të policisë.

“Të mos merremi me marifete koti, ato policë të bëjnë detyrën. Duhet ta dijë çdo Polic në Republikën e Shqipërisë se në rast se do të preket një votë dhe një polic do të jetë pjesë e kësaj vote, Presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ato do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak.

Gjoba le të vënë, s’ka problem, por po u prek një votë nga një polic, duhet ta kenë të qartë se do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak. Shqipëria do të jetë shtet demokratik, i ftoj të gjithë të bëjnë detyrën dhe të mos i binden urdhrave të një të marri”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pandemia, Mali i Zi vendos orën policore

Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive të Malit të Zi vendosi një ndalim të daljes nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Me këtë rast u ven...

16:00

Mbyllet dogana e Kakavijës për 24 orë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore Kakavijë, se do të jet...

20:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI