Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

VIDEO/ Kullat që po i zënë frymën Kullës së Sahatit të Tiranës

Lapsi.al 23 November 2020
VIDEO/ Kullat që po i zënë frymën Kullës së

Zhdukja e kujtesës historike të Tiranës është një nga shqetësimet që ngrihet vazhdimisht në rrjetet sociale. Pas shembjes së një sërë ndërtesash historike në kryeqytet, e fundit është ajo që po ndodh me Kullën e Sahatit. Në Facebook po shtohen kritikat për mënyrën se si do të “zhduket” Kulla e Sahatit, një nga simbolet e Tiranës. Këtë herë ajo nuk do të shembet, por do të humbasë e rre7thuar nga kulla të tjera shumëkatëshe.

“Historisë së Tiranës po ia zënë frymën kullat shumëkatëshe.

Në Qershor 2016, u prish stadiumi kombëtar "Qemal Stafa". Në vend të tij u ndërtua një kullë, një qendër tregtare, një hotel dhe si aksesor një stadium (akoma i papërfunduar).

Në Maj 2020, u prish Teatri Kombëtar. Në vend të tij do të ndërtohen 7 kulla dhe një teatër.

Projekti i radhës është Kulla e Sahatit. Ngjitur me të po ndërtohen 5 godina, ndër të cilat një kullë 21-katëshe, me lartësi mbi 70 metra.

Kulla e Sahatit filloi ndërtimin në vitin 1822, ndërkohë nga viti 1948 është monument kulture i kategorisë së parë” – shkruhet në faqen e Facebook të quajtur “Guxo”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pandemia, Mali i Zi vendos orën policore

Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive të Malit të Zi vendosi një ndalim të daljes nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Me këtë rast u ven...

16:00

Mbyllet dogana e Kakavijës për 24 orë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore Kakavijë, se do të jet...

20:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI