Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Intervista e idhullit të Edi Ramës, Sinisha Mihajloviçit: Arkani hero, Millosheviçi krenar për mua, Kosova është Serbi!!

Lapsi.al 23 November 2020
Intervista e idhullit të Edi Ramës, Sinisha Mihajloviçit:

Pas publikimit të mesazhit që kryeministri shqiptar i nisi Sinisha Mihajloviçit për të shprehur "admirimin antik" të tij dhe solidaritetin për luftën me sëmundjen, ia vlen të risjellësh në kujtesë se çfarë qëndrimesh ka mbajtur publikisht Mihajloviçi për Sllobodan Millosheviçin, të ashtuquajturin "Kasapin e Ballkanit" dhe Zeljko Raznatoviçin, i njohur ndryshe si Arkani, një nga personazhet më gjakatarë të luftës së Kosovës dhe jo vetëm.

Kështu, ndryshe nga kryeministri i Shqipërisë, vetë Mihajloviç admirimin e tij e kishte për atë që e quan "hero" të Serbisë, Arkanin, shefin e njësiteve paraushtarake, i famshëm për masakrat ndaj popullsisë civile në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë.

Në një intervistë për mediat italiane, kur mori drejtimin e Milanit, Mihajloviç thoshte: “Arkan-in e kam pasur mik. Nuk mund të flas keq për të pasi për mua dhe popullin tim ka qenë një hero. Në jetë kam edhe miq mafiozë, por nuk mund të më etiketoni si të tillë, pasi gjithkush ka personalitetin e tij”.

Për ish presidentin e Serbisë, Millosheviçin, Mihajloviç pranon se ka pasur një marrëdhënie personale dhe e ka takuar disa herë: “Kam folur disa herë me Milosevic-in dhe jam takuar me të në zyrën e qeverisë. Në mur mbante të varur fanellën time të Crvena Zvezda-s. Gjithnjë më tregonte se ai dhe e gjithë Serbia, ndiheshin krenar me mua”.

I pyetur nga gazetarët për pavarësinë e Kosovës, Sinisa vijon: “Kosova është Serbi. Nuk mund të quhet e pavarur pasi aty jetojnë serbë dhe këta të fundit nuk mund t’i dëbosh nga shtëpitë e tyre”.

Në një mesazh që kryeministri i Shqipërisë i dërgonte Mihajloviçit, ai shprehte një admirim që e bën të shprehet gati miklues dhe të ndrojtur përballë Sinisha Mihajloviçit, që në fund të fundit, kur vjen çështja të shprehej për "idhujt" e tij, nuk dilte përtej interesave të popullit serb, një diferencë jo e vogël kur lexon letrën e Ramës.

Mesazhi i plotë i Ramës për Mihajloviçin:

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.

Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes.

E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit.

Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI