Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Basha flet për zgjidhjen e krizës ekonomike të vendit: Duhet ndihmuar konsumi

Lapsi.al 23 November 2020
Basha flet për zgjidhjen e krizës ekonomike të vendit: Duhet

Lulzim Basha ishte sot në një biznes të produkteve bazë të konsumit në Tiranë, nga ku tha se vështirësitë ekonomike të shqiptarëve po rriten. Ai foli dhe për konsumin dhe papunësinë.

Sipas Bashës, bizneset e vogla dhe të mesme janë të rrënuara nga kriza dhe pa ndihmë nga qeveria.

“Zgjidhja është që ne të ndihmojmë konsumin dhe të ndihmojmë konsumin do të thotë t’i çojmë lekët sot aty ku kanë nevojë më shumë njerëzit, të ndihmojmë ata që kanë humbur vendet e punës, të ndihmojmë ata që janë në vështirësi ekonomike, të ndihmojmë sipërmarrjen e vogël, t’ju ndihmojmë ju që në vend që t’i hiqni njerëz nga puna, t’i mbani, dhe për këtë kemi propozuar një paketë minimale që ata që nuk i mbani dot vetë, të keni një ndihmë nga shteti, po mbi të gjitha të ndihmojmë njerëzit të bëjnë konsumin bazë të ditës dhe paratë e taksave të shqiptarëve sot nuk mund të shpenzohen në asnjë vend tjetër më mirë se sa duke ndihmuar shqiptarët, sepse kriza ekonomike ka shtatë vite që rëndohet por në veçanti, tani me pandeminë që është akute, të sigurojmë ushqimin bazë për njerëzit dhe nuk ka vend më të mirë për ta siguruar ushqimin bazë se sa duke blerë produktet e Shqipërisë, produktet e fermerëve shqiptarë. 

Dhe përfitoj dhe njëherë të bej një thirrje, meqë jemi këtu në një pikë shitje ku të gjitha prodhimet janë shqiptare; t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të konsumojmë e të blejmë sa më shumë produkte shqiptare, – apeloi Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI