Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Policia bën kërdinë, gjobit mbi 1500 qytetarë për shkelje të masave anti-Covid

Lapsi.al 23 November 2020
Policia bën kërdinë, gjobit mbi 1500 qytetarë për

Në vijim të kontrolleve në të gjithë vendin për zbatimin e masave anti-Covid, Policia e Shtetit ka bërë kërdinë me gjoba.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me masë administrative 1579 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë fundjavës.

Po ashtu është marrë masë administrative 1.000.000 lekë për një subjekt që nuk respektoi protokollet e sigurisë si edhe për 7 qytetarë që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI