Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Berisha: Rama ka ikur fshehtas të bëjë vaksinën anti-covid në Abu Dabi

Lapsi.al 25 November 2020
Berisha: Rama ka ikur fshehtas të bëjë vaksinën anti-covid

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një koment në faqen e tij në Facebook ku thotë se burime nga aeroporti i Rinasit e kanë informuar se këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama është nisur me një avion në dispozicion për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Berisha thotë se nuk dihet qëllimi i këtij udhëtimi të fshehtë pikërisht në 1-vjetorin e tërmetit që goditi rëndë vendin tonë, por shton se vaksinimi anticovid mund të jetë arsyeja kryesore e udhëtimit blic sepse sipas tij të enjten Rama do të kthehet sërish në Tiranë.

“Pavarësisht nga arsyeja e këtij udhëtimi blic, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe përdorimin nga Edvin Hajduti të avionit në dispozicion në vend të linjave tregtare. Një udhëtim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungesë oksigjeni” – shkruan Berisha.

Zyrtarisht nga kryeministria nuk ka asnjë reagim për një udhëtim të kryeministrit Rama dhe as një reagim për këtë akuzë të ish-kryeministrit Berisha. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pranuar të vaksinohen me një produkt të prodhuar në Kinë. Kjo vaksinë është marrë edhe nga sheiku i Dubait. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tepelenë, 5 të plagosur

Pas ngjarjes së rëndë në Krahës të Memaliaj, ku një furgon lëvizi nga parkimi në oborrin e banesës dhe i mori jetën një 67-vjecari, si dhe plagosi djalin e tij,...

20:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI