Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kim dhe Soreca: Gjykata Kushtetuese duhet brenda dhjetorit

Lapsi.al 25 November 2020
Kim dhe Soreca: Gjykata Kushtetuese duhet brenda dhjetorit

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ai i BE-së Lugi Soerca janë treguar të prerë në qëndrimin e tyre për pasjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale brenda mujit dhjetor. Dy ambasadorët janë takuar ditën e sotme me Kryetaren e KED-së Vitore Tusha, ku kanë ripërsëritur apelin edhe ndaj Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për përmbylljen me urgjencë të këtij procesi.

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA:

"Soreca dhe unë u takuam sot me Kryetaren e KED,  Vitore Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatët e kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED-së që si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti dhe Presidenca, duhet ta çojë procesin përpara. Kështu Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi do të meritojnë vlerësime për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi".

Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Evropian, Luiggi Soreca ka vënë edhe njëherë theksin se Gjykata Kushtetuese është kusht për Konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ndaj dhe është e rëndësishme çuarja para e procesit të plotësimit të Vakancave sipas opinionit të Venecias.

Luiggi Soreca:

"Është thelbësore çuarja përpara e procesit bazuar në opinionin e Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese është një kusht kryesor për të filluar bisedimet me Konferencën e Parë Ndërqeveritare".

Në ditët në vijim pritet që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi t'i dërgojë Presidentit Ilir Meta për dekretim listën e kandidatëve të pikëzuar për vendet vakante. Ndërkohë që Komisioni i Venecias ka përcaktuar, se jodomosdoshmërisht KED duhet të dërgojë për përzgjedhje tre kandidatë, pasi në mungesë të kandidaturave, Presidenti apo Kuvendi mund të zgjedh anëtarët e rinj edhe në një listë me një apo dy kandidatë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI