Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Flet mjekja: Karantina rriti dëshirën e femrave shqiptare për të zmadhuar gjoksin

Lapsi.al 24 November 2020
Flet mjekja: Karantina rriti dëshirën e femrave shqiptare për

Klinikat e kirurgjisë plastike dhe estetike duket se nuk e njohin krizën e shkaktuar për shkak të pandemisë. Mjekja e kirurgjisë plastike, Rezarta Kapaj, tha në “Opinion” se pas përfundimit të karantinës në vendin tonë është shënuar një rritje e personave që kanë kryer ndërhyrje estetike.

Ajo u shpreh se në Shqipëri më së shumti janë kërkuar ndërhyrje në pjesën e fytyrës. Megjithatë një fenomen i çuditshëm sipas mjekes është kërkesa për të zmadhuar gjoksin. Sipas saj, femrat që kanë dashur të zmadhojnë gjoksin pas karantinës është rritur ndjeshëm pas karantinës.

“Ne jo vetëm që nuk patëm ulje nga kriza, por patëm edhe rritje gjatë kohës së pandemisë. Kur ishim të mbyllur, kemi zhvilluar shumë “video call” me pacientë të ndryshëm të cilët ishin gati për të kryer ndërhyrje.

Kur erdhi hapja ne i kishim pacientët të rreshtuar që ishin gati për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale. Pati një “boom” shumë të madh që edhe nga ne nuk pritej. Ishte diçka e papritur sepse menduam që njerëzit do kishin frikë të vinin në spital, të operoheshin etj., etj.

Nuk kishin frikë. Më shumë u shtuan ndërhyrjet e fytyrës. Prekjet e vogla të fytyrës, rritja e mollëzave, operacionet e hundës. Janë shtuar shumë operacionet e zmadhimit të gjoksit në Shqipëri, por edhe në botë. Këtë nuk di ta shpjegoj nga ana shkencore”, - tha Kapaj.

Sipas një vëzhgimi, shumë individë po shfrytëzojnë periudhën e punës nga shtëpia për të rimodeluar pamjen pasi mund të bëjnë ndërhyrjen dhe të rikuperohen pa u kuptuar. Pas përfundimit të karantinës, në Shqipëri ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për mbjellje flokësh, heqje dhjami, vendosjen e balonit gastrik, rimodelimin e hundës dhe të gjoksit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI